Në Qarkun e Beratit, nga Partia Socialiste më i votuari ndër kandidatët rezulton se është ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili arriti që të siguronte edhe mandatin e 5-të socialistëve në Berat, ose siç e cilësoi Rama ‘vija e zjarrit’.

Deri më tani, i dyti më i votuari nga socialistët është gjeneral Bardhyl Kollçaku, 6340. Ndërkohë që Hatixhe Konomi, ka kaluar me vota Nasip Naçon. Ajo që vihet re, është se në total më të votuarit në listën e Beratit janë 5 kandidatët që kanë fituar mandatet.

Nga ana tjetër, PD-së, më i votuari është Tomor Alizoti me 4832. Ndërkohë, sa i përket numrit të votave i dyti renditet Kasëm Mahmutaj, i cili i dyti është edhe në listën e PD-së dhe të dy kanë fituar mandatin e deputetit.