Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

I ashpër ka qenë në përgjigjet e tij nga kryeministrit Edi Rama, kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se ai nuk e pështyn partneritetin 16 vjeçar me Sali Berishën, ndërsa nuk i kurseu akuzat dhe ironitë për Ramën.

“Ne e kemi nisur pastrimin tonë. Unë nuk pështy mbi 16 vite partneritet më Sali Berishën. Nuk përshty. S’kam ndërmend që të bëhem pjesë e procesit që kaq shumë të pëlqen ty, të eksiton. Të këtij procesi të përbaltjet, të llumit dhe gënjeshtrave.

Pyes veten time se çfarë duhet të bëjë që PD të bëhet sërish valvova dhe zemra e shpresës, jo thjesht për demokratët, po të paktën për atë 61 mijë shqiptarët që na votuan në 2. Ajo rrugë ka nisur. Fatkeqësisht ajo rrugë të merr dhe ty tatëposhtë dhe s’ka fuqi që ë ndalë. Me sjellje blasfemuese, s’ka Zot që të shpëton!”, tha Basha.

Artikulli paraprakRAMA-BASHËS: TA KAM THËNË EDHE PERSONALISHT, MOS KOPJO ATË TË FOLTORES SE DUKESH SI PERSONAZH I QAJTORES, JE NË PIKË TË HALLIT
Artikulli tjetërSHKODËR, PROJEKTI I GIZ PËR PASTRIMIN E KANALEVE