Dy persona janë shoqëruar mbrëmjen e djeshme nga policia e qytetit të Durrësit, për verifikime, pas dyshimeve se mund të jenë implikuar në një trafik të mundshëm droge. Personat e shoqëruar janë Albert Dedej dhe Oriold Brokaj, përkatësisht nga Vlora dhe Lushnja, të cilët aktualisht po merren në pyetje.

Dyshimet për ta, kanë nisur pasi ndodheshin pranë një fuoristrade me targa amerikane, e cila ndodhej në ujërat e bregdetit të Durrësit. Fuoristrada, e cila është gjetur e braktisur, kishte në pjesën e prapme të saj një karrel. Policia ka bërë krehjen e zonës dhe në një rreze prej 100 metrash, ka pikasur dy shtetasit e lartpërmendur në automjetet e tyre. Dyshimet e para të policisë janë se ata mund të kenë lidhje me automjetin e gjetur në ujë. Policia dyshon paraprakisht se ata mund të kenë ndihmuar për të ngarkuar ndonjë skaf me drogë dhe për këtë arsye është kontaktuar policia italiane dhe ajo e Malit të Zi. Autoritetet kanë bërë me dije se nuk kanë kapur asnjë skaf të tillë me drogë, ndaj edhe burimet policore thonë se deri tani ka thjesht dyshime dhe asgjë konkrete. Aktualisht blutë e Durrësit po marrin në pyetje shtetasit Albert Dedej dhe Oriold Brokaj, ndërkohë janë shoqëruar edhe 6 persona të tjerë. Njoftimi i policisë: Më datë 16.12.2017, në lagjen Nr. 15, Spitallë, në afërsi të bregdetit nga kontrollet e ushtruara nga Policia Bregdetare dhe Policia Lokale janë gjetur dhe bllokuar 3 mjete dhe nje karel qe transporton mjete lundruese.

Në lidhje me ngjarjen më lart Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Autoritetet Italiane vijojnë hetimet për sqarimin e situatës. Në të gjithë vijën kufitare po ushtrohet kontroll I imtësishëm nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Italiane Guardia Di Finanza, Frontex dhe policitë e vendeve fqinjë, për të evidentuar dhe bllokuar ndonjë mjet lundrues qe dyshohet se mund të jetë transportuar me karel deri në breg të detit ku dhe u sekuestruan mjetet dhe kareli. Deri tani nga asnjë nga Policitë e përfshira në operacion nuk është konstatuar asnjë mjet lundrues. Janë shoqëruar 8 shtetas dhe po punohet per zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Artikulli paraprakSHKELJA E RREGULLAVE TË QARKULLIMIT, 12 TË NDALUAR NË 48 ORË
Artikulli tjetërBASHA MBLEDH ALEATËT 1 DITË PARA PROTESTËS, JEP POROSITË E FUNDIT