NJË HETIM ËSHTË HAPUR PËR NUMRIN 1 TË FIFA-S, JOSEP BLATTER. Furtunë mbi Qeverinë e Futbollit Botëror (FIFA). Në orët e para të mëngjesit, 14 persona janë arrestuar në selinë e FIFA-s, pas një hetimi 20-vjeçar të Departamentit Amerikan të Shtetit për korrupsionin që ka përfshirë këtë organizatë. Sipas CNN, agjentë të FBI kanë ndaluar dhjetëra zyrtarë të Fifas, të cilët pritet të dalin përpara Gjykatës Federale të New York që gjatë ditës së Enjte. Ndërkohë që një hetim është hapur për numrin 1 të FIFA-s, Josep Blatter.

79-vjeçari pritej të rizgjidhej këtë të Premte, në krye të Qeverisë së Futbollit Botëror, por me ngjarjet e fundit vështirë se në FIFA do të ketë zgjedhje normale këtë fundjavë. Ndër të arrestuarit spikat presidenti i Federatës së Ishujve Kajman, Jeffrey Webb, zv. president i komitetit ekzekutiv të Fifa-s, uruguajani Eugenion Figueredo, gjithashtu zv. president i Komitetit Ekzekutiv dhe ish-president i Konfederatës Amerikane të Futbollit dhe presidenti i Federatës së Trinidad Tobago, Jack Warner, ish anëtar i komitetit ekzekutiv. Mbi këtë aksion është interesuar vetë Ministrja e Drejtësisë Amerikane, Loretta Lynch dhe shefi i FBI James Comey. FBI u ndihmua në këtë aksion dhe nga autoritetet zvicerane, të cilat do të ekstradojnë menjëherë drejt SH.B.A. zyrtarët në fjalë, të cilët do të përgjigjen ndaj akuzave për korrupsion. Akuzat ndaj tyre lidhen kryesisht me korrupsionin për caktimin e Botërorëve të Futbollit, sidomos dy edicionet e fundit, Rusi 2018 dhe Katar 2022. Një pjesë e arrestimeve u kryen në Bauer auc Lac Hotel, ku zyrtarët gjendeshin në pritje të zgjedhjeve të përgjithshme presidenciale

Artikulli paraprak“MISS ADOLESHENCA SHQIPTARE 2015”
Artikulli tjetërKREU I KLSH LESKAJ: KQZ TË KONTROLLË PARTITË PËR PARATË