Trajneri i kombëtares sonë, Gianni De Biasi ka publikuar sot listën e futbollistëve që do të jenë të gatshme për dy ndeshjet e radhës ndaj Italisë dhe Bosnjës.

Deri këtu gjërat janë mëse normale, por skandalin e vërtet e ka bërë FSHF që ka shpërndarë një listë për gazetarët në të cilin ka gafa qesharake. Institucioni më i rëndësishëm i futbollit në vendin tonë, ende nuk e di ku luajë futbollistët që ka grumbulluar, teksa i ka paraqitur në listën e shpërndarë për mediat me ish-skuadrat. Addren Llullaku është paraqitur sikur luan ende me Gaz Metan, teksa në fakt ai ka ndryshuar ekip duke u transferuar nga janari te kampionët e Kazakistanit, Astana. Dhe Armando Sadiku me Jahmir Hykën kanë pasur të njëjtin fat. I pari është është paraqitur si futbollist i Zyrih, kur në fakt tashmë aktivizohet te Lugano që drejtohet nga Trammezani, ndërkohë që Hyka ende luan në Zvicër sipas kësaj liste. Ndërkohë FSHF e ka korrigjuar gabimin në faqen e saj zyrtare online duke i paraqitur në mënyrë korrekte skuadrat në të cilat aktivizohen.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakHAHN SOT NË SHKUP, PËRPJEKJE E RE PËR TEJKALIMIN E KRIZËS
Artikulli tjetërMEDIAT ITALIANE “ÇMENDEN”, SHPALLIN TIRANËN REPUBLIKË