Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi pas skandalit të dopingut, pasi Romela Begaj rezultoi pozitive në testin A. Në vendin e Gjozës do të jetë Gudar Beqiraj deri në zgjedhjen e Presidentit të ri nga Asambleja.

Romela Begaj rezultoi pozitive në testin e dopingut. E shpallur kampione bote një muaj më parë, sportistja ka rezultuar pozitive me doping. Romela Begaj në Botërorin e Anahajmit në Kaliforni fitoi titullin në shkëputje, ndërsa doli nënkampione në dygarësh. Ky ishte dhe rezultati më i mirë i marrë ndonjëherë nga një peshëngritës kuqezi, por nga testi A rezultoi pozitive. Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testin antidoping. Në vitin 2014 asaj iu gjet substanca e ndaluar stanozolol.

Por kjo nuk ishte hera e parë që një peshëngritës shqiptar rezulton me doping në drejtimin e Gjozës, pasi raste të tilla janë përsëritur edhe më parë. Ndërsa brenda institucionit të shtangës shqiptare ka pasur mjaft përplasje vitet e fundit mes Presidentit dhe peshëngritësve.

Artikulli paraprakARRESTOHEN DY SHQIPTARË ME 217 KG HASHASH
Artikulli tjetërMEDIAT FRNCEZE :”NGA SHQIPËRIA NË FRANCË PËR TË SHITUR DROGË”.