ZV.DEKANIA DËNON MUNGESËN E ANGAZHIMIT TË PUNONJËSVE “Abuzim fizik dhe psikologjik” e quan video-skandalin me dhunën ndaj fëmijëve Brilanda Lumani, zëvendës-dekane e fakultetit të shkencave sociale në universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Jo vetëm si profesioniste por edhe si qytetare ka reaguar menjëherë duke komunikuar me shërbimin social në Shkodër. Fëmijët e shtëpisë parashkollore janë të pambrojtur dhe në video-skandalin është shqetësues fakti thotë zëvendës-dekania Lumani që nuk është vetëm një punonjës social por 3 të tillë. Ajo që duhet të vlerësohet, në rolin e profesionistes Lumani me një eksperiencë të gjatë në fushën e psikologjisë dhe punëve sociale është mënyra se si ofrohen këto shërbime. Zëvendës-dekania Brilanda Lumani tha se e gjithë shoqëria duhet të reagojë dhe këto lloj sjelljesh në institucione duhet të eleminohet si e vetmja mënyrë që fëmijët e pambrojtur në të ardhmen të jenë qytetar të denjë të Shqipërisë.