Dy persona janë arrestuar për skandalin me publikimin e pagave. Prokuroria e Tiranës ka arrestuar të paktën dy të dyshuar për skandalin me listëpagesat e qytetarëve.

Nga hetimi ka rezultuar se kanë nxjerrë nga sistemi listat ma pagat e 690 mijë qytetarëve.

Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë të dyshuarit kryesorë për skandalin e publikimit të listë pagesave të mbi 690 qytetarëve punonjës të administratës publike apo bizneseve private në vend. Burime pranë prokurorisë së Tiranës konfirmuan se kanë mundur të identifikojnë se cilët punonjës të AKSHI-t kanë pasur akses në sistem, ku kanë kopjuar dhe shpërndarë databazën e pagave.

Skandali thellohet edhe më shumë, përderisa prokuroria ka dyshime të forta se të njëjtët zyrtarë që shpërndarë në mënyrë të pautorizuar listapagesat e qytetarëve, më herët nxorën edhe databazen me të dhënat e qytetarëve të kryeqytetit, e njohur si dosja e patronazhistëve, ku krahas emrit mbiemrit dhe numrit të ID-së secili patronazhist shënonte preferencën politike të votuesit.

Artikulli paraprakREKORD I RI, MBI 300 MILIONË RASTE ME COVID NË MBARË BOTËN
Artikulli tjetërPROKURORIA KONFERENCË: DY SPECIALISTËT E IT SHITËN DATABAZËN NË SUBJEKTE PRIVATE