E premte e zezë për Presidentin në detyrë të FIFA-s Sepp Blatter. Zvicerani është marrë në pyetje papritur nga zyrtarët e prokurorisë së Zvicrës në bashkëpunim me autoritetet amerikane. Blatter kishte planifikuar që të jepte një konferencë shtypi, por në momentet e fundit e ka anuluar duke sjellë ankth dhe panik në zyrat e qeverisë së futbollit botëror.

Blatter është marrë në pyetje nga Prokurori i Përgjithshëm, ndërsa janë zhvilluar kontrolle në selinë e FIFA-s dhe zyrën e tij, si dhe janë sekuestruar dokumente me vlerë për hetimet.