Qindra mostra u morën nga Grupet Mobile të EODY që u instaluan të Mërkurën në pikën kufitare të Kakavijës, në Greqi. Sipas Epiruspost.gr, rreth dy mijë qytetarë nga Shqipëria iu nënshtruan testeve.

Edhe pse orët e mëngjesit kaluan pa probleme, mësohet se procedura e testimit ka shkaktuar radhë të pafundme në pikën e kufirit me Greqinë, siç raportojnë mediat greke.
Një forcë policore shtesë duhej të shkonte në postën kufitare të Kakavijës për të ruajtur rendin dhe për të shmangur mbingarkesën.

Sipas angazhimeve të qeverisë, njësitë EODY do të jenë në Kakavije çdo ditë për të kryer inspektimet e kërkuara.

Nga 16 gushti, të gjithë qytetarët që hyjnë në Greqi nga Shqipëria do futen në një karantinë shtatë-ditore.

foto galeri

foto galeri