Kriptomonedha falas në këmbim të skanimit të irisit të syve, kjo është ideja, e denjë për një seri televizive distopike, mbi të cilën po punon kompania start-up Worldcoin.

“Tashmë janë tërhequr 25 milionë dollarë fonde nga investitorët”, njoftoi kompania.

“Worldcoin premton t’u japë kriptovaluta falas personave që verifikojnë llogaritë e tyre duke skanuar irisin përmes një objekti në formën e syrit, i shpërndarë tashmë në 12 vende të botës”, shpjegon gazeta amerikane Wired.

Sipas gazetës, 100 000 persona kanë pranuar tashmë.

“Imazhi i irisit, pasi skanohet, kodohet dhe bëhet një kod unik, ndërsa të dhënat origjinale fshihen për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve, me pak fjalë, nuk ka një bazë të dhënash të madhe të të dhënave biometrike”, sipas autorëve të programit.

Më pas, përdoruesve u jepet një pjesë falas e kriptomonedhës Worldcoin.

Qëllimi i start-up-it, një miliard përdorues deri në vitin 2023.

Sipas promotorëve, qëllimi i operacionit është përhapja e përdorimit të kriptomonedhave dhe tërheqja e zhvilluesve të aftë për të krijuar aplikacione në sistemin e kompanisë.