Skedat/ Çfarë ndodh nëse fiton Trump dhe Clinton

Çfarë ndodh nëse Hillary Clinton vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë. Në 5 pika kryesore këto do të jenë ndryshimet që analistët i përcaktojnë si thelbësore: 1. Ekonomia Programi i demokratëve parashikon një miks ndërhyrjesh publike dhe stimujsh për sipërmarrjet. Plani i investimeve federale ka në fokus infrastrukturën, rrugë, hekurudha, aeroporte. Më pas ndërhyrje për sipërmarrjet e vogla e të mesme. Investime për zhvillimin e energjisë së gjelbër me synimin për ta bërë SHBA kombin lider të energjisë. 2. Taksat, shkollat Clinton do të vazhdojë rëndimin me taksa të fashës më të pasur të popullsisë. Familjet me të ardhura nën 85 mijë dollarë në vit, nuk do të paguajnë tarifa universitare dhe brenda 2021-shit, ky tavan do të shkojë në 125 mijë dollarë. Ajo do të vijojë reformën shëndetësore Obama Care. 3- Marrëdhënia me Europën Politika e jashtme më shumë e orientuar drejt Europës. Marrëdhënia me kontinentin e vjetër është e pashmangshme. E më pas raportet me vende të veçanta. 4- Raporti me Rusinë Raporte të këqija. Madje edhe në aspektin personal mes Putin dhe Clinton. Ish sekretarja akuzon presidentin se do të manipulojë zgjedhjet. Në të ardhmen mund të rriten tensionet si në veri në kufi me Letoninë, si dhe çështja e nxehtë me Ukrainën. Duhet parë nëse Clinton do të gjejë një formulë bashkëpunimi me Putin. Për më tepër bashkëpunimi është i rëndësishëm për të gjetur edhe një rrugëzgjidhje për luftën civile në Siri. 5- Lindja e Mesme Këtu mund të ketë një ndryshim nga strategjia e Obamës. Clinton shtyn për një ndërhyrje në Siri. Është e mundur që të ketë një përballje me presidentin sirian dhe aleatin Putin. Hillary është për një ndërhyrje të fortë në Siri e do t’i rikthehet propozimit të një zone të ndalim-fluturimit në këtë vend. Çfarë ndryshon nëse fiton Donald Trump Në 5 pika kryesore më poshtë ju paraqesim ndryshmet themelore që mund të vijnë nëse Donald Trump vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë, duke nisur nga politika e brendshme e duke vijuar në marrëdhëniet ndërkombëtare. 1- Çështje të brendshme Rënie e dollarit në bursë, panik mes aleatëve të SHBA, vendet aziatike dhe europiane duke përfshirë edhe NATO. Një Trump që bëhet shumë shpejt nervoz i cili është i gatshëm të anulojë reformën shëndetësore të Obamas, më shumë se 10 milionë amerikanë humbasin asistencën mjekësore. Në fakt janë duken parashikime të largëta, sepse askush nuk e di se çfarë ka në mendje Trump një personazh i cili gjatë fushatës ka treguar një aftësi të madhe për të ndikuar mediat e opinionin publik. E për pesimistët kjo situatë do të vijojë sepse kjo është natyra e tij, i paaftë të çojë në fund një argument, të gjejë një zgjidhje për një problem serioz. Ekziston frika se Trump ka mungesë eksperience në politikë. Ai i sheh të gjitha si transkasione marrëdhënie biznesi. Por si do të veprojë me krizat si ajo siriane, me grupet terroriste, fetare etj. 2- Emigracioni Trump nuk do të përzërë 11 milionë klandestinë. Do të provojë masa ekstreme në rastet kur emigranët ilegalë kryejnë krime të rënda. Më pas do të merret me të huajt, të cilët punojnë e kontribuojnë në ekonominë amerikane. Më pas muri në kufi me Meksikën, askush nuk e thotë por është. 3-NATO Trump nuk e konsideron NATO një institucion esencial siç ishte pas luftës. Mbi të gjithë do t’u kërkojë europianëve të paguajnë më shumë. 4-Marrëdhënia me Kinën Trump në luftë tregtare me Kinën? Ndoshta por do të ketë tensione. 5-Ekonomia Rritja ekonomike mund të ngadalësohet. Sidomos kur pas vitit 2008 vendi ka pësuar krizë. 6- Kongresi dhe Senati Vendimi i parë mund të jetë zëvendësimi i gjyqtares Scalia e zhdukur 6 muaj më parë. Kongresi e ndaloi Obamën të bëj nominim. Do t’ia dalë Trump? 7-Rusia e Siria Politika e jashtme mund një pikë e dobët e ndjeshme për presidencën Trump. Marrëdhënia e tij e mirë me Vladimir Putin mund të ndikojë që Moska të intensifikojë operacionet në Siri duke thelluar krizën në këtë shtet.