Skema e re e menaxhimit të mbetjeve në Lezhë, e cila nisi zbatimin në fillim të muajit qershor, po përmirësohet çdo ditë dhe 95% e bizneseve dhe qytetarëve e kanë pritur mjaft pozitivisht. Kështu u shpreh Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, duke deklaruar se kamerat monitoruese janë vendosur për të parandaluar hedhjen e mbeturinave jashtë orareve të përcaktuara, pasi qëllimi nuk është të shkohet te masat ndëshkimore.

Prej fillimit të muajit qershor, në Lezhë ka nisur zbatimi i skemës së re të pastrimit, ku bashkia ka hequr koshat e mbeturinave dhe qytetarët e bizneset duhet t’i nxjerrin mbetjet vetëm në oraret e përcaktuara, e më pas ato merren nga automjetet e pastrimit.

https://youtu.be/fTguZ03RLzc

Artikulli paraprakTEATRI “MIGJENI” NDERON FATMIR MESIN
Artikulli tjetërEDHE APELI SHPALL TË PAFAJSHËM REDION HYSENIN