Në lidhje me vendimin e ministries së arsimit për sistemin e orëve 90 minutëshe, prindërit e femijëve të qytetit të shkodrës , të pyetur rreth këtij reformimi shprehen se skema e re mësimore iu ka krijuar lehtësi fëmijëve , por ende pritet për tu parë sesi do rezultojë në procesin mësimor . Sipas ministries së arsimit ky sistem nuk do jetë vetëm lehtësim i peshës së cantës por edhe lehtësim në mënyrën e të mësuarit duke e hequr përgjegjësinë nga prindërit e duke ja kaluar mësuesve.

Gjithashtu këta të fundit do të kenë mundësi ta shpjegojnë më mirë lëndën. Ndërkohë kjo skemë e re do të ndihmojë edhe nxënësit me aftësi ndryshe pasi do tu kushtohet më shumë vëmendje dhe kohë . Por sesi do rezultojë mbetet per tu parë.

Artikulli paraprakARRESTOHET EKZEKUTORI I KASMIT VRASËSI ME PAGESË ËSHTË GREK
Artikulli tjetërRRUGA E DOBRAÇIT, TEJET E AMORTIZUAR