Paraditen e së premtes, drejtoresha e Shërbimit Social në Shkodër, Valbona Tula, mbajti një takim me 33 administratorët shoqëror të Bashkisë Shkodër.

Duke filluar që nga janari i vitit 2018 fillon implementimi i skemës së re të ndihmës ekonomike. Takimi u zhvillua mbi bazën e porosive për implementimin sa më të mirë të kësaj skeme. Drejtoresha Tula u bënë thirrje të gjithë aplikantëve për ndihmë ekonomike që kanë pësuar ndryshime në kushtet familjare, kanë kaluar në pension apo në punë të korrigjojnë këto ndryshime.

 Prej datës 1 deri në 10 të çdo muaji pritet të jenë aplikimet për ndihmë ekonomike nga qytetarët, nga data 10 deri në 10, bashkitë bëjnë ndërtimin e projektvendimeve dhe më pas bëhet kalimi formal në këshillat bashkiak dhe në fund të kësaj procedure bëhet shpërndarja.

Lista e familjeve aplikante verifikohet automatikisht nga sistemi elektronik me të gjitha institucionet dhe pasi përfundon ky verifikim në lidhje me saktësinë e informacionit merret vendimi për këto familje. Ndërkohë që maksimumi për familje shkon deri në 80 mijë lekë të vjetra në muaj.

Artikulli paraprak“ALI LAÇEJ”, DHURATA PËR AZILIN E PLEQVE
Artikulli tjetërSTUDENTËT E GJUHËVE TË HUAJA DHUROJNË GJAK