Skema e re e ndihmes ekonomike akoma nuk eshte implementuar, ndonese pretenohej se ne pranvere te ishte gati.

Drejtori i ndihmes ekonomike ne Bashkine Shkoder Shkelzen Mustafaraj tha se qarku i Shkodres i ka permbushur te gjitha kriteret per nisjen e sistemit te ri e megjithate duhen pritur dhe qarqet e tjera te cilat kane ngecur ne proces. Megjithate Mustafaraj cilesoi se keto vonesa nuk penalizojne familjet dhe individet perfitues te ndihmes ekonomike, pasi vazhdohet me sistemin e meparshem.

I pyetur lidhur me nivelin e varferise i cili pasqyrohet dhe ne numrin e perftuesve te ndihmes ekonomike, Mustafaraj tha se eshte arritur te reduktohet elementi abuziv fale sistemit on-line, e megjithate nga viti ne vit numri i familjeve dhe individeve pjese e skemes eshte thuajse i njejte Sa i takon shifrave, deri tani ne Bashkine Shkoder kane aplikuar 5000 familje per te qene pjese e skemes se re te ndihmes ekonomike. Ndresa aktualisht ne skemen e ndihmes ekonomike dhe perfitues te permuajshem jane 3744 familje dhe individe.

Artikulli paraprakSTARTON “FESTIVALI MBARËKOMBËTARË PËR FËMIJË”
Artikulli tjetërTË RINJTË, MESAZHE TË RËNDËSISHME PËR RAMAZAN