
Qarku i Shkodres ka qene gati per implemtimin e skemes se re te ndihmes ekonomike, asaj me pikesim, por ky projekt pilot i nje rendesie te vecante nuk eshte asimiluar teresisht dhe nga qarqet e tjera.
Drejtorja e sherbimit social shteteror ne Shkoder Valbona Tula sqaron se per cdo situate dhe shkrese zyrtare jane njoftuar dhe bashkite. “Nuk do zgjase me shume se ka zgjatur” thote drejtorja Tula, e cila sqaron se me pas nis procesi i verifikimit te aplikanteve per ndihme ekonomike, process po kaq i rendesishem.
Vetem nje dite me pare Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirlliu deklaroi se sistemi i pikesimit do implementohet brenda vitit 2018, dhe parashkohet edhe nje rritje e shumes se parave te perfitimit per familjet ne nevoje.






