“Seanca parlamentare e të enjtes të shfrytëzohet për thirrje për protestën e 27 janarit”. Kjo ka qenë porosia e kryetarit të PD, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar këtë të hënë.

Basha ka kërkuar nga deputetët të denoncojnë fort në foltoren e Kuvendit krimin dhe korrupsionin në nivelet e larta të shtetit. PD dhe LSI kanë thërritur një protestë në Tiranë përpara Kryeministrisë ditën e shtunë me kauzë kthimin e kushtetutshmërisë së Kuvendit, kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë.

Lëvizjet e opozitës vijnë pas zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku seancën e 18 dhjetor 2017, ku sipas PD dhe LSI u shkel rëndë kushtetuta dhe u minua besimi te Reforma në Drejtësi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDETAJE TË REJA PËR VRASJEN E NËNËS ME TË BIRIN NË VLORË, NË KËRKIM NJË PERSON
Artikulli tjetërDOPINGU NË PESHËNGRITJE, “EUROPIANI 2018” JO NË SHQIPËRI