Skënder Hita është zgjedhur si drejtuesi I ri I Policisë së Shtetit. Ai ka një karrierë në disa qarqe të vendit.

Më herët ai ka punuar në qarqet Durrës, Dibër dhe Shkodër.

Hita ka kaluar më parë procesin e vetingut në polici në vitin 2021, ku nga hetimet e bëra u konfirmua pastërtia e figurës së tij. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit nuk konstatoi asnjë problem si në komponentin e pasurisë as në aftësitë profesionale të Hitës.

Kujtojmë se edhe në garën e parë e kryer dy vite më parë, Hita ishte një në tre emrat më të lakuar, por në fund u vendos që në krye të policisë të vendosej Ilir Proda.

 

Artikulli paraprakRAMA PRANON DETYRAT E PABËRA TË SHTËPISË PËR INTEGRIMIN
Artikulli tjetërMIRDITA ME SYTË NGA TURIZMI MALOR