Përfundon me tre gola humbje dhe dy në kohë shtesës në fund, edhe aventura e skuadrës korcare në Europa League. Një humbje e cila mbrëmë ka shoqëruar edhe portalet e ndryshme sociale për një diçka të fiksuar në shënimin edhe të dy golave të tjerë, kur kishin mbetur edhe fare pak minuta lojë, dhe ku në fakt kështu ndodhi.

E kështu Skënderbeu ka mbyllur në mënyrën më të shëmtuar këtë aventurë të saj, duke u larguar me një disfatë të turpshme dhe shumë polemizuese në shifrat 0-3 përballë Lokomotiv Moskva, me dy gola të pësuar në dy minutat e fundit të takimit. Një dominim në lojë që ka vijuar edhe pjesën më të madhe të fraksionit të dytë të lojës, por sërish duke u ndëshkuar nga gabime ordinere në dilemën me dashje apo rastësore, prej të cilave pësoi dy gola në dy minutat e fundit të ndeshjes.Pasaktësia në finalizim, njëherësh edhe skema ofensive, ka gjetur të papërgatitur korçarët, të cilët në minutën e 18′ të takimit janë ndëshkuar nga Tarasov, i cili realizoi golin e avantazhit për skuadrën e Lokomotiv Moskva, pas një kundërsulmi të shpejtë. Skënderbeu ka vijuar lojën më tej me disa raste te krijuara me Latifin, Olayinkën, Berishën dhe Salihin. Ky i fundit, në minutën e 42′ ka çuar dëm rastin më flagrant për të barazuar shifrat, duke bërë që skuadrat t’u drejtohen dhomave të zhveshjes me rezultatin 0-1 të përcaktuar që në minutën e 18′ të takimit. Në 45 minutat e dyta provon Berisha te barazoje, i cili gjuan furishëm një top të grushtuar më parë nga portieri i Lokomotivës, por duke e dërguar jashtë portës moskovite. Nga ana e saj Lokomotiv Moska, duke shijuar epërsinë në rezultat që i dha njëkohësisht edhe kreun e klasifikimit të grupit H, nuk ka preferuar të rrezikojë, duke shpenzuar më shumë energji në ruajtjen e avantazhit minimal, se në kërkimin e golit tjetër. Një gol i dytë që ndonëse jo shumë i kërkuar, ka ardhur për moskovitët. Ka qenë një gabim i Jashashanicës, i cili është ndëshkuar nga Niasse në minutën e 89′. Vetëm një minutë më vonë, ka qenë Samedov që i ka dhënë shuplakën e tretë Skënderbeut, krejtësisht të shpërfytyruar në këto minuta të fundit të ndeshjes që është mbyllur me rezultatin final 0-3 në favor të Lokomotiv Moskva.

Artikulli paraprakAZILI, FINLANDA DEPORTON ME FORCË FAMILJEN SHQIPTARE
Artikulli tjetërREFORMA ZGJEDHORE, BËN BASHKË KRERËT E KOALICIONIT