
Skënderbeu, dështon përballë Partizanit në Beograd
Sapo kKa përfunduar ndeshja e Grupit B të Europa League mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut, Skuadra serbe fitoi me rezultatin e pastër 2-0, duke shtuar shanset për kualifikim, ndërsa e kundërta ndodh me korçarët, që tashmë thuajse e kanë të pamundur vendin e dytë. Për Partizanin e Beogradit shënoi Tosic nga një goditje dënimi në minutën e 39-të, ndërsa në të 66’ ishte Tawamba që përfitoi nga gabimi i mbrojtjes mike për të ndëshkuar për herë të dytë Shehin. Kjo ishte ndeshja e katërt në Grupin B, ku Skënderbeu ndodhet në vend të fundit me 2 pikë.






