Vllaznia ka marrë barazimin e tretë radhazi ndaj Skenderbeut, ndeshje e luajtur në transfertë. Kuqeblutë dolën me një barazim pa gola nga Korça duke shkuar kështu në kuotën e 6 pikëve. Vllaznia pothuajse gjatë gjithë pjesës së dytë luajti me 10 futbollistë sepse mbrojtësi Adili në minutën e 46’ mori kartonin e dytë të verdhë duke dalë me të kuqe. Pavarësisht epërsisë numerike korçarët nuk arritën që ta shfrytëzojnë ndërsa edhe Vllaznia nuk gjeti rrugën e golit. Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç tha se skuadra e tij kishte mundësi të merrte një fitore në këtë përballje duke mos qenë i kënaqur me barazimin…

Trajneri i Skenderbeut Migen Memelli po ashtu është i pakënaqur me barazimin ndaj Vllaznisë pasi sipas tij korçarët patën më shumë raste shënimi dhe dominuan lojën…

Për dy javë kampionati shqiptar i futbollit do të jetë pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtares ndërsa Vllaznia por edhe ekipet e tjera do të kenë mundësi të përmirësohen në seancat stërvitore.

Artikulli paraprakSHKODËR, EDICIONI I 14-të I “LOJËRA POPULLORE FEST”
Artikulli tjetërU RRIT ÇMIMI I NAFTËS, KONFINDUSTRIA: TË NDALET MENJËHERË