
Në kuadër të ditës ndërkombetare të Muzeve, u zhvillua në Shkodër një aktivitet i veçantë kushtuar fëmijëve, me fokus edukimin kulturor që nis në moshë të vogël. Gjatë aktivitetit u promovua edhe libri me ngjyrosje “Skicura” një botim që sjell për fëmijët 15 monumente të trashëgimisë kulturore të Shkodrës. Muze, kulla,ura dhe banesa historike vijnë në këtë libër si një mënyrë creative për të afruar të vegjlit me historinë dhe identitetin kulturor të qytetit.
Sidjana Ujka, specialiste pranë zyrës së trashëgimisë kulturore Shkodër, tregon se ideja për këtë libër lindi nda dëshira për të kirjuar një urë mes brezit të ri dhe trashëgimisë sonë.
Aktivitete të tilla I japin rëndësinë e duhur projekteve të tillla që kombinojnë lojën dhe dijen, duke kontribuar në ndërtimin e vetëdijës kulturore që në fëmijëri.