Skocia do të provojë sërish një referendum për shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar. Lajmi u bë i ditur nga kryeministrja, Nicola Sturgeon, se gjate javës që vjen do të mbahen konsulta për realizimin e një referendumi të dytë.

Sturgeon tha se Skocia gëzon të gjithë të drejtën, që të ndjek një rrugë tjetër nëse ajo nuk lejohet të mbrojë interesat e saj brenda Mbretërisë se Bashkuar. Referendumi, që u mbajt më 18 shtator të 2014 nga Skocia, dështoi pasi 55% e pjesëmarrësve refuzuan shkëputjen nga Britania e Madhe. Shpresat e kryeministres skoceze janë të mëdha tani pasi Britania e Madhe doli nga Bashkimi Europian.

Artikulli paraprakMOTI PËR SOT, I KTHJELLËT DHE RRITJE E LEHTË TEMPERATURASH
Artikulli tjetërPRO APO KUNDËR LIGJIT TË PLEHRAVE? JA QËNDRIMI ZYRTAR I PRESIDENTIT