
Partitë poltike kanë nisur të ndezin motorit për zgjedhjet e 25 qershorit pas marrëveshjes Rama-Basha.
Senida Mesi dhe Tetuta Qyteza janë dy kandidatet e Partisë Socialiste në Shkodër, të cilat u prezantuan në një takim të kësaj force politike me anëtarë dhe simpatizantë.
Me praninë e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, i cili nuk është “djegur” nga marrëveshja me demokratët, ky takim u shty për disa minuta si pasojë e reshjeve të papritura të shiut.
Teuta Qyteza këkroi besimin e shkodranëve për t’i përfaqësuar në parlament për katër vitet e ardhshme. E treta në skuadrën e Shkodrës siç e quajnë socialistët, Senida Mesi, tha se në Shkodër për katër vite do të bëhet më shumë.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk i kurseu akuzat në drejtim të administrimit që i është bërë Shkodrës prej dy vitesh. Ky takim vijoi më pas me pyetje dhe diskutime mes anëtarëve dhe simpatizantëve të PS-së.






