Konfederata e sindikatave të Shqipërisë ka bërë disa propozime për kodin e ri të punës të cilët sipas konfederatës duhet që të merren parasysh nga komisioni i ligjeve në parlament. Ky kod është shtyrë në komisionin e ligjeve sepse do të merret parasysh mendimi i organizatës ndërkombëtare të punës. Nëse propozimet e konfederatës nuk merren parasysh atëherë do nisin lëvizjet sindikaliste.

Konfederata bën të ditur se kontrata kolektive e mininistrisë së arsimit me mësuesit e cila mori përgjigje pozitive në garën e arbitrazhit për t’u firmosur është në parametrat e duhur edhe pse ende nuk ka një përgjigje për pagesën e transportit apo largimet nga puna të mësuesve. Kontrata kolektive e arsimtarëve është lidhur me konfederatën, BSPSH-në dhe një tjetër lëvizje sindikaliste ku pjesë e saj është edhe Shkodra.