Një ditë, jo së shpejti, por më shpejt seç mendoni, smartphone-t do zhduken ashtu siç u zhdukën edhe fakset apo makinat e shkrimit.

Bukur dhe qartë: Jemi pak a shumë një dekadë larg, zëvendësimit të smarphone-ve me diçka tjetër. Nëse smartphone-t “vdesin”, gjërat do bëhen shumë të çuditshme për të gjithë. Jo vetëm në terma të produkteve individuale, por në aspektin se si ndikojnë në jetën e përditshme tonën edhe në tërë njerëzimin. Në fuqi do hyjë shkrirja midis njerëzve dhe makinerive. Të gjithë e dimë se e ardhmja e njerëzimit do jenë robotët. Ku në shumë teori konspiracioni thuhet se do pushtojnë botën. Nëse kjo gjë ndodh vërtet, do jetë fillimi i një epoke të re. Ndërhyrja në mendjen e njeriut do jetë superfuqia më e veçantë.