
Kreu i LZHK Dashamir Shehi dhe kreu i Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj, që hynë bashkë në zgjedhjet e 11 majit dhe si koalicion nuk fituan dot as edhe një mandat në Kuvend, në një konferencë për mediat thanë se rezultati ishte poshtë pritshmërive të tyre.
Shehi tha se partia-shtet vijon të jetë në qeveri, ndërsa shtoi se e vetmja gjë pozitive në këto zgjedhje ishte fakti që disa parti të reja morën mandat.