Presidenti i Republikës, Ilir Meta, iu kërkon ndjesë të gjithë atyre, që kanë marrë mesazhe fyese, që sipas tij, janë dërguar nga një grup i strukturuar kriminal, gjoja në emër të Kreut të Shtetit.

Duke e cilësuar këtë një skandal, Meta tha se shumë shpejt do të nisë procedurat për hetim vendas e ndërkombëtar.

“Së pari, dua ti kërkoj ndjesë të gjithë qytetarëve, të cilëve një grup i strukturuar kriminal u ka dërguar mesazhe fyese, gjoja në emër të Presidentit të Republikës, kryesisht gjatë ditës së djeshme, por ndoshta dhe më parë, ndoshta dhe në vazhdim, të cilët janë konfirmuar nga disa personalitete publike, por edhe nga të njohur të Presidentit.

Lidhur me këtë skandal, ku një grup kriminal keqpërdor të dhënat personale të presidentit, sot i kam dërguar kompanisë vodafon një kërkesë teknike dhe presim përgjigjen e saj. Shumë shpejt do të nisim procedurat ligjore të hetimit vendas e ndërkombëtar”, tha Meta.

Duke folur për zgjedhjet e 25 prillit, Meta theksoi se zgjedhjet kanë përfunduar, por procesi i ankimimit nuk ka nisur akoma.

“Mos u çorientoni, zgjedhjet nuk kanë përfunduar, dita e votimeve po, administrimi vazhdon, rezultati vazhdon dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë një rezultat vetëm paraprak, për arsye sepse procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende, por ajo që është më e rëndësishme është se procesi i ankimimit nuk ka nisur akoma”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakSHKODËR-ULQIN, PROJEKT PËR TË RINJTË NË TURIZËM
Artikulli tjetër‘E SHKARKOJMË ME PARLAMENTIN EKZISTUES’, META I PËRGJIGJET RAMËS: SHASHKA PËR TË LARGUAR VËMENDJEN! DO JEM KËTU DERI MË 24 KORRIK TË VITIT 2022