Kreu i PD Sali Berisha, ka përshëndetur fjalën e mbajtur nga zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Në një video të shpërndarë nga zyra e shtypit e selisë blu, Berisha thotë ndër të tjera se fjalët e zv.presidentit të SHBA-së janë thënë për kryeministrin Rama.

“Një fjalë historike e Zv/presidentit të SHBA-ve, JD Vance në Munih, në Konferencën e Sigurisë. Këto fjalë i shkojnë më shumë se kujtdo tjetër, Edi Ramës, kukullës së Xhorxh Sorosit në Tiranë, i cili arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare për të marrë një mandat të katërt”, shprehet kryetari i PD-së, Sali Berisha.
JD Vance u shpreh në Mynih, se pushteti nuk mund të merret duke arrestuar kundërshtarët politik, apo duke censuruar mediat.

“Ju nuk mund të fitoni një mandat qeverisës duke censuruar kundërshtarët, apo duke i futur ata në burg. Pavarësisht nëse është lideri i opozitës, apo një i krishterë i përulur i cili po lutet në shtëpinë e tij, apo një gazetar që po përpiqet të raportojë një lajm”, tha ndër të tjera zv/presidenti i SHBA-së.

Artikulli paraprakMBYLLET ME KEQARDHJE BOTËRORI I SKIVE NË ‘SLALOM’, LARA COLTURI RRËZOHET NË LËSHIMIN E PARË
Artikulli tjetërBLLOKADAT KUNDËR VUÇIÇ VIJOJNË PA NDALIM, STUDENTËT SERBË DO TË BLLOKOJNË NJË PREJ QYTETEVE KRYESORE PËR 15 ORË