Situata me rënien e Facebook, Instagram dhe WhatsApp u komentua edhe nga ish këshilltari kontrovers i NSA, Edward Snowden.

Ai shkroi në Twitter se njerëzit duhet të përdorin aplikacione alternative të mesazheve në vend të WhatsApp, e cila është në pronësi të Facebook.

Sipas tij, kjo është një kujtesë se njerëzit duhet të përdorin një aplikacion jo-fitimprurës të mesazheve si Signal ose ndonjë aplikacion tjetër me burim të hapur.

Në një postim tjetër, ai tha se Facebook dhe Instagram u fikën në mënyrë misterioze dhe bota u bë një vend më i shëndetshëm në një ditë të mrekullueshme. Snowden më parë shkroi në Twitter se SingalAp është një aplikacion shumë më i sigurt për t’u përdorur sesa WhatsApp.

Snowden u bë i famshëm pasi zbuloi dokumentet sekrete amerikane që tregonin ekzistencën e një numri të projekteve të vëzhgimit sekret.

Artikulli paraprakMELBURN IA KALON BUENOS AIRES, QYTETI MË I IZOLUAR NË BOTË PËR SHKAK TË COVID
Artikulli tjetërTUNELI SEKRET QË LIDH PALLATIN MBRETËROR ME LOKALIN LUKSOZ