
Një ditë pasi kryeministri Edi Rama u rikthye në zyrë pas pushimeve, duket se ka nisur puna për kabinetin e ri qeveritar.
Sot në kryeministri janë parë duke hyrë ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj dhe ish-ministri i Financave, Ervin Mete.
Rama pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së, që zakonisht e thirr në ditët e fundit të gushtit, për të shpallur qeverinë e re.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, është parë këtë të martë duke hyrë në ambientet e Kryeministrisë, e shoqëruar nga ish-ministri i Financave, Ervin Mete. Vizita e tyre vjen në një moment kyç, pak ditë para formimit të kabinetit të ri qeveritar.
– Advertisement –
Takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta për ish-ministrin Mete, i cili është filmuar duke dalë i vetëm nga godina e Kryeministrisë.
Më pas në ambientet e Kryeministrisë ka shkuar zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku.
Kujtojmë se pas tre javësh pushimi në vilën qeveritare në Dhërmi, kryeministri Edi Rama është rikthyer të hënën në zyrën e tij në Tiranë. Në ditët në vijim pritet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku Rama do të prezantojë përbërjen e kabinetit të ri, i njohur si “Rama 4”.
Me interes pritet të shihet lista e emrave që do të drejtojnë qeverinë në mandatin e ardhshëm.






