E kthyer tashmë në traditë, “Sofra e Iftarit” organizuar nga Shoqata Istanbul u shtrua mbrëmjen e së enjtes në ambjentet e medresës së vajzave “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër.

Në këtë sofër merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Shkodrës. Të ftuarit dhanë urimet e tyre me rastin e muajit të Ramazanit.

Kjo sofër tradicionale e shtruar prej vitesh mbledh çdo vit komunitete besimtarësh myslimanë, të ftuar nga komunitete të tjera fetare dhe nga pushteti lokal dhe qendror.

 

Artikulli paraprakPD NË TERREN “EJANI NË PROTESTË”
Artikulli tjetërKRYEBUSHAT, PIKA E ZEZË E AKSIDENTEVE