
Një mbrëmje e jashtëzakonshme në Shkodër!
Sonte shtruam Sofrën e Pavarësisë, sofrën më të madhe të realizuar ndonjëherë, në zemër të Shkodrës. Një traditë e mikpritjes siç na ka hije, që na bashkoi në prag të 28 Nëntorit.
Pata kënaqësinë të jem me dy mike të veçanta të Shkodrës: Presidenten e Republikës së Kosovës , Vjosa Osmani, dhe Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, si edhe me mbi 200 të ftuar nga mbarë trevat shqiptare.
✨ Faleminderit për këtë mbrëmje të paharrueshme!


