“Rrezikojmë të marrin ndonjë epidemi”. Kështu shprehet anëtari i këshillit bashkiak Gjergj Sokoli i cili njëherësh është edhe banor në lagjen “Mark Lula”.

Mungesa e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza në atë zonë ka sjellë një rrezik të madh. Fondi që ka qenë i akorduar prej 340 milion lekësh të reja pikërisht për kanalizimin në “Mark Lula” është anulluar dhe arsyen e tregon këshilltari Sokoli. Sokoli kërkon ndërhyrje emergjente për lagjen ku banon ose do kërkojë në këshillin bashkiak që të mos votohet projekt-buxheti për 2016-ën. Po ashtu Sokoli thotë se do organizojë banorët në protesta dhe bllokim rrugësh. Në fakt në lagjen “Mark Lula” situata çdo ditë e më shumë vështirësohet duke qenë se banorët si zgjidhje të vetme kanë këto gropa skeptike duke rrezikuar ndjeshëm përhapjen e ndonjë sëmundjeje.