Besimtaret Katolike ne Shkoder kane kujtuar te kremten e Deftimit te Zotit, apo Ujit te Bekuar.

Katedralja “Shen shtjefni” me kete rast mbajti nje meshe te shenjte ne kete 6 janar perkujtimi kur dijetaret pane nga afer krishtin femije te sapolindur.Gjate fjales se tij mon sinjor Angelo Massafra  u shpreh se Krishti është dritë dhe drita nuk mund të errësojë, por vetëm të ndriçojë, prandaj, askush të mos ketë frikë nga Krishti e nga mesazhi i Tij.Mbretërit e ardhur nga Lindja ndjekin yllin që i çon tek Krishti. Hyji ndez në shpirtin e çdo njeriu yllin që çon drejt takimit me Birin e tij të bërë njeri. Njohur edhe me termin Epifania, që vjen nga gjuha greke e lashtë do të thotë dëftim hyjnorë. Në shekullin e III pas Krishtit, të krishterët vijuan, me këtë term Epifania, të përkujtojnë Dëftimin e Jezusit Zot, nëpërmjet mrekullisë lindjes, apo shenjave. Në veçanti, shenjë e Dëftimit, është mbërritja e tri mbretërve dijetarë në Betlehem, aty ku ka lindur Jezusi, për të adhuruar Foshnjen Hyjnore.