Edhe më herët, shqiptarët e Kosovës kanë shprehur solidaritetin e tyre për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Këtë herë, Teatri Kombëtar i Kosovës si dhe 10 teatro të tjerë kanë anuluar të gjitha shfaqjet e e tyre.

“Teatri ka ekzituar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë” , është mesazhi i Teatrit Kombëtar përmes një postimi në Facebook.

Gjithashtu ditën e sotme në Prishtinë është njoftuar dhe organizimi i një proteste në shenjë solidariteti me shembjen e teatrit.

Postimi i plotë në Facebook

“Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, anulojmë shfaqjen “Skenderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kudër të kalendarit online / livestream. Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!” 

 

Artikulli paraprakSHPËRTHEN NERITAN LIÇAJ: BASHKË ME TEATRIN VDIQ EDHE NJË PJESË E IMJA, NËN RRËNOJA EDHE KUFOMAT E RAMËS E VELIAJT
Artikulli tjetërLAJME TË MIRA PËR LËVIZJEN, RAMA: ZGJATET FASHA E ORAREVE NË ZONAT E KUQE. HIQEN AUTORIZIMET