
Xhamia e “Plumbit” është zgjedhur për xhirimet e disa ilahinave që dy solistët fetarë me famë botërore Hafiz Egzon Ibrahimi nga Kosova dhe profesor Muhamet Tarik nga Egjipti do të realizojnë në Shkodër.
Xhirimet do të realizohen në kuadër të 35 vjetorit të lirimit të rikthimit të besimit në Shqipëri, ndërsa pjesë do të jenë edhe nxënësit e shkollës së Medresesë
Për solistët me famë botërore prania e tyre në Shkodër është një emocion i vecante
Në kuadër të 35 vjetorit të lirimit të rikthimit të besimit Myftinia Shkodër pritet të organizojë një sërë aktivitetesh dhe takimesh në përkujtim të kësaj date historike për vendin tonë






