Gjysma e gjermanëve të pyetur në një sondazh duan që kancelarja Angela Merkel të mos jetë më në zyrë pas zgjedhjeve.

Të pyetur mbi slloganin “Merkel muss weg” (Merkel duhet të iki), një frazë e përdorur shpesh nga protestuesit e ekstremit të djathtë, 50 për qind e të anketuarve janë përgjigjur pro. Ky sondazh u zhvillua nga instituti “YouGo” në kuadër të zgjedhjeve kombëtare të së dielës, në të cilat pritet që Merkel të fitojë një mandat të katërt dhe t’i japë konservatorëve Kristiandemokratë avantazh për të krijuar një koalicion qeverisës.

Gjysma e të anketuarve thanë se e mbështesin këtë slogan për “gjuhën e drejtëpërdrejtë”. Ky është sondazhi i parë për këtë vit që 50 për qind e të anketuarve janë kundër Merkelit.

Artikulli paraprakURAGANI MARIA, SHPËRTHEN DIGA NË PORTO RIKO
Artikulli tjetërSHBA NDËRTON AMBASADËN MË TË SHTRENJTË NË BOTË. JA SA KUSHTON