70% e votuesve shqiptarë duan që zgjedhjet të mbahen më 18 qershor edhe nëse në to nuk merr pjesë Partia Demokratike.

Ndërsa 1 milionë e zgjedhësve do të votonin 17 partitë e regjistruara tashme për zgjedhjet. Këto janë të dhënat që djalin nga një sondazh elektronik kombëtar realizuar nga “Follow Business Albania”, sondazhi është realizuar nga Eduard Zaloshnja. Janë pyetur 2 mijë persona të moshës nga 18 deri ne 64 vjeç duke i përzgjedhur për të përfaqësuar sa më mirë të gjithë elektoratin shqiptar, politikisht, por edhe demografikisht. Sipas këtij sondazhi tregon 72 % e votuesve mendojnë se bllokimi i zgjedhjeve nga mbështetësit e opozitës do të ndikonte negativisht në ekonominë shqiptare. Marzhi maksimal i gabimit statistikor për vlerësimet është plus/minus 2.7 pikë përqindjeje.

Artikulli paraprakMEDIA BELGE: VLAHUTIN TË LARGOHET NGA TIRANA, NUK RAPORTON PËR KANABISIN
Artikulli tjetërPETER TEJLER, SHEFI I MISIONIT TË OSBE/ODIHR QË DO MONITOROJË ZGJEDHJET