Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte ndaj Serbisë, ndeshje e vlefshme kjo për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Në prag të kësaj sfide, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën në konferencën zyrtare për media. Trajneri Sylvinho vlerësoi kundërshtarin, duke theksuar se skuadra do të hyjnë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.
“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Ndeshja më e rëndësishme në këtë moment është kjo. Kemi pasur stërvitje të vazhdueshme në Tiranë, duke përdorur videot dhe duke korrigjuar gabimet në fushë. Kemi zhvilluar stërvitjen e fundit dhe të gjithë janë të gatshëm. Duhet të bëj zgjedhjet e mia në varësi të atyre që japin lojtarët në fushë, por unë kam besim tek të gjithë. Sa i përket ndeshjes, ne e dimë për ta si rreshtohen. Megjithatë, futbolli është i paparashikueshëm. Nuk kam parë kurrë një ndeshje që fitohet pa e nisur. Çdo gjë mund të ndodhë në 90-minuta, e dimë ne dhe ata, sipas meje nuk ka përqindje, por vetëm të luash me zemër dhe shpirt. Unë kam besim tek skuadra jonë. Besoj te të gjithë lojtarët e mi gjithmonë.”
Ndërkohë, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj theksoi se ndeshja ka shumë emocion dhe rëndësi për skuadrën. Ai u shpreh se ekipi është përgatitur maksimalisht, me synimin për të marrë maksimumin dhe për të dhënë më të mirën në fushë.
Me motivim maksimal dhe besim te të gjithë lojtarët, Kombëtarja shqiptare kërkon të marrë maksimumin në këtë duel vendimtar ndaj Serbisë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPËRUROHET NË BARDHAJ QENDRA KULTURORE
Artikulli tjetërKUPA E IKONAVE “FETI DIZDARI”