Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte ndeshjen ndaj Jordanisë, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. Në prag të kësaj sfide, trajneri Sylvinho në konferencën zyrtare për media, theksoi se edhe pse ndeshja është miqësore, ajo nuk do të trajtohet si e tillë. Sylvinho tha se ekipi është i fokusuar te kjo ndeshje dhe te dy sfidat e rëndësishme të nëntorit, duke theksuar se nuk e sheh këtë takim si miqësor, por si një mundësi për të përmirësuar skuadrën.
SYLVINHO TRAJNER I KOMBËTARES SË SHQIPËRISË
“Këtë ndeshje nuk e shoh si miqësore, sepse në çdo ndeshje futemi për të fituar. Llogaritë tona janë ndeshjet e nëntorit, pasi kemi dy ndeshje të rëndësishme. Për herë të parë, Shqipëria shkon të luajë dy ndeshjet e fundit me shanse që të jetë në play-off, është diçka e bukur. Ndeshja e rradhës është shumë e rëndësishme, pasi bëjmë llogaritë për ndeshjet e nëntorit. I kam thënë djemve që këtë ndeshje nuk e shoh si miqësore, por si mundësi. Ekipi Kombëtar është këtu për secilin dhe mendja është te hapi i rradhës në kualifikueset e nëntorit.”

Artikulli paraprakVIJON PROTESTA E MINATORËVE, PROCEDOHEN PENALISHT 10 PERSONA
Artikulli tjetërBARDHI REFUZON PËRFSHIRJEN E OPOZITËS NË SEANCËN MBI ÇËSHTJEN E MANDATEVE TË ANËTARËVE TË KUSHTETUESES