Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar pas mbërritjes së sasisë së pestë të vaksinave Pfizer të financuara nga BE. Ambasadori ka shpërndarë një postim të delegacionit të BE në vendin tonë ku shkruhet se doza vaksinash do të vijne çdo javë në vendin tonë, deri në fund të Gushtit. Sipas postimit, synimi i BE-së është që të sjellë 145 mijë vaksina në total në Shqipëri.

“Pjesa e pestë e vaksinave BioNTech / Pfizer e financuar nga BE sapo mbërriti! Një total prej rreth 20,000 Pfizer janë dorëzuar tashmë në maj duke ndihmuar në luftën kundër COVID-19. Vaksinat e financuara nga Bashkimi Evropian do të vijnë çdo javë deri në fund të Gushtit për të arritur 145 mijë vaksina”, shkruhet në postim.