Ambasadori i BE-së në Tiranë Luiggi Soreca ka reaguar nëpërmjet një shënimi në ‘twitter’ për operacionin e finalizuar mëngjesin e sotëm mes Shqipërisë dhe Italisë ku ranë në prnga 37 persona. Soreca në rrjetet sociale ka shpërndarë një njoftim, mbi të cilin shkruan:

“Aksion brilant kundër trafikimit ndërkombëtar të drogës kryer nga prokuroria dhe policia italiane e SPAK-u dhe policia e shtetit shqiptar, me mbështetjen e organizatës europiane për trafikimin e drograve. Lufta kundër krimit të organizuar është prioriteti i Bashkimit Europian dhe Shqipërinë në rrugën e saj drejt Unionit.”

Artikulli paraprakSHKODER, QELLOI ME ARME DREJT MAKINES SE NJE SHTETASI, ARRESTOHET AUTORI
Artikulli tjetërSHKODËR, LAGJJA “PARTIZANI” PA RRUGË