Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim pune me ambasadoren Jozefa Gacek, e cila është drejtuese e misionit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit.

Lajmin e ka dhënë vetë Soreca në një postim në rrjetet sociale.

“Ne diskutuam gjendjen e përgatitjes për ditën e zgjedhjeve, në veçanti mbikëqyrjen e tyre. Vëzhgimi diplomatik do të vendoset si zakonisht dhe Bashkimi Evropian qëndron gati për të ndihmuar misionin”, ka shkruar Soreca.