Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca foli nga Elbasani për shqetësimin e shit-blerjes së votës duke thënë se ajo është vepër penale.

“Dëgjuam këndvështrimet e tyre e rëndësishme që këto zgjedhje të jetë të lira, të sigurta dhe transparente dhe që të gjithë partitë të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Fenomeni shqetësues i shitblerjes së botës dënohet me ligj dhe është vepër penale, dhe kemi një shqetësim edhe për shitjen e votës e cila është gjithashtu krimi që dënohet. Ne do të vëzhgojmë zgjedhjet dhe do të ketë 40 grupe që do të vizitojnë qendrat e votimit më 25 prill.

Disa prej tyre do të jenë edhe në Elbasan gjithashtu. këto zgjedhje janë të rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të ardhmen e vendit në BE”, tha Soreca