22 korriku është një datë e rëndësishme për historinë e vendit, pasi me duartrokitje, pas një sërë negociatash, 140 deputetët e Kuvendit Shqiptar votuar pro Reformës në Drejtësi.

Sot mbushen plot 5 vite nga miratimi i ndryshimeve Kushtetuese që i hapën rrugë Vettingut, për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Pak kohë më vonë pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese, u ngritën 2 organet më të rëndësishme të Vetting, KPK me 5 vite afat që tashmë është drejt përfundimit dhe KPA me afat 9 vite.

Në total, KPK ka dhënë 421 vendime, me të cilave 174 vendime për konfirmimin në detyrë dhe 155 vendime për shkarkimin nga detyra.

Të dhënat e Vetting-ut deri 21 Korrik 2021

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë 421 vendime

-174 vendime për konfirmimin në detyrë
-155 vendime për shkarkimin nga detyra
-56 vendime për ndërprerje procesi (dorheqje sipas nenit G te aneksit kushtetues)
-8 vendime për pushimin e procesit (neni 56 i ligjit nr. 84/2016);

– 25 vendime për përfundimin e procesit pa vendim përfundimtar (neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016);
-3 vendime për pezullimin nga detyra për një periudhë 1-vjeçare.