
Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ditë e cila shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim për disa dekada.
Në ditën e gruas politika bashkohet në një thirrje, më shumë mundësi, investime dhe përkrahje për gratë e vajzat, si i vetmi mekanizëm për të shoqëri të shëndoshë. Vlerësohen gratë në role kyçe për vendin, protestohet kundër dhunës.
Në shumë vende të botës kjo ditë kujtohet si festë e protestë, si një traditë që ka nisur që nga fillimi i shekullit të 20-të. Historia dhe kuptimi i një përvjetori të themeluar në vitin 1921, që na fton të reflektojmë për rolin e femrës në shoqëri dhe për çështjet kritike që ende ekzistojnë.
8 Marsi është data kur në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila nuk është një ditë e feminizmit ekstrem, por momenti kur të gjithë jemi të ftuar të reflektojmë për çështje që lidhen me botën femërore, mbi arritjet e mëdha çështje sociale dhe politike që lidhen me mundësi të barabarta dhe hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë për të kapërcyer boshllëqet që ekzistojnë ende. Nën sytë e njerëzimit vazhdon lufta ndaj të gjitha diskriminimeve dhe dhunës ndaj gruas.
Në të gjithë botën gratë vazhdojnë të ngrenë zërin e protestës për të luftuar kundër shkeljeve të shpeshta të së drejtës për të qenë të sigurta e për të qenë të lira në zgjedhjet e tyre. Disavantazhet profesionale dhe ekonomike janë disa çështjet për të cilat gratë në të gjithë botën vazhdojnë të luftojnë. Edhe pse është e vërtetë që janë bërë shumë hapa përpara, veçanërisht në vendet Perëndimore, është gjithashtu po kaq e vërtetë që rruga drejt barazisë gjinore dhe emancipimit social është ende e gjatë.
Fillimisht, 8 marsi u shënua në Shtetet e Bashkuara, ndërsa sot protestohet dhe festohet në shumë vende të botës! Ndërsa shumë njerëz e mendojnë si një çështje feministë, rrënjët e saj qëndrojnë në lëvizjen punëtore.
Dita Ndërkombëtare e Grave nisi nga lëvizja e punës për t’u bërë një ngjarje vjetore e njohur nga Kombet e Bashkuara. Gjithçka nisi në vitin 1908, kur 15,000 gra marshuan nëpër qytetin e Nju Jorkut duke kërkuar orë më të shkurtër pune, paga më të mira dhe të drejtën e votës. Ishte Partia Socialiste e Amerikës që shpalli Ditën e Parë Kombëtare të Gruas, një vit më vonë. Ideja për ta bërë ditën ndërkombëtare erdhi nga një grua e quajtur Clara Zetkin. Ajo sugjeroi idenë në vitin 1910 në një Konferencë Ndërkombëtare të Grave Punëtore në Kopenhagë. Kishte 100 gra, nga 17 vende, dhe ata ranë dakord për sugjerimin e saj njëzëri. Ajo u festua për herë të parë në 1911, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Njëqindvjetori u festua në vitin 2011, kështu që këtë vit ne po festojmë teknikisht 109-të Ditën Ndërkombëtare të Grave.