Sot do të bëjë betimin presidenti i ri i Francës, Emanuel Macron.

Policia ka forcuar masat e sigurisë në të gjithë Parisin për ceremoninë e inaugurimit. Qindra policë shtesë do të jenë në patrullë në kryeqytetin francez, ndërsa ceremonia do të zhvillohet në Pallatin Elysee, rezidenca zyrtare e presidentit.

Emanuel Macron u zgjodh President i Francës në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke fituar bindshëm ndaj rivales së tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Macron do të marrë detyrën e tij nga presidenti në largim Francois Hollande.

Artikulli paraprakPROKURORIA ÇON PËR GJYKIM ISH-DREJTORIN E HIPOTEKËS
Artikulli tjetërNË ZGJEDHJET E 11 QERSHORIT MUND TË GAROJNË EDHE PERSONA ME TË KALUAR KRIMINALE