Nismën që Ministria e Shëndetësisë shpalli të shtunën për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç e kanë mirëpritur mbi 4 mijë qytetarë që deri paraditen e djeshme kanë aplikuar në e-Albania për t’u bërë pjesë e procesit. Ata do të kenë mundësi të marrin dozat e një prej vaksinave të përdorura në vendin tonë në vetëm 2 ditë të hapura, më 29 dhe 30 qershor.

Por në total gjatë periudhës së nisjes së vaksinimit, edhe pse nuk kanë qenë në fashat moshore, janë edhe rreth 19,200 qytetarë mbi 18 vjeç, që kane aplikuar në e-Albania, dhe janë lajmëruar tashmë nga portali, se do të vaksinohen.

Vaksinimi i hapur për çdo qytetar mbi 18 vjec të martën dhe të mërkurë do nisë në orën 8:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në 20:00 të mbrëmjes.